Other languages

Muzeu kombëtar për arte, arkitekturë dhe dizajne

Muzeu kombëtar për arte, arkitekturë dhe dizajne (pdf)

Muzeu kombëtar koleksionon dhe ruan, ekspozon dhe njëherit ju afron koleksionin më të vëllimshëm Norvegjeze të artit, arkitekturës dhe dizajnit. Muzeu me veprave e veta të koleksionuara shfaq ekspozita të rregullta tërë kohën dhe ekspozita të ndryshme me vepra të huazuara dhe vepra të veta. Muzeu ekspozitat e veta i shfaq në hapësirat e Galerisë kombëtare në Oslo, Muzeun për art bashkëkohorë, Muzeun kombëtar – Arkitekturë dhe në Muzeun i artit industrial. Programi i ekspozitave përfshin gjithashtu edhe ekspozitat levizëse mbrenda – dhe jashtë vendit.

Artet

Galeria kombëtare dhe Muzeu për arte bashkëkohore

Në Galerinë kombëtare shfaqen artet e vjetra dhe moderne, dhe artet bashkëkohore shfaqen në Muzeun për arte bashkëkohore. Rëndësi më të madhe ju kushtohet koleksionit norvegjeze të pikturës dhe skulpturës të viteve 1800. Muzeu gjithashtu ka një koleksion të vëllimshëm të vizatimeve norvegjeze dhe të huaja - dhe koleksione grafike. Skrik (Britma) e Edvard Munch, si dhe veprat më kryesore të artit të tij, janë një ndër pikatë më kulminante të koleksionit. Artistët tjerë të shquar janë J.C. Dahl, Aldolph Tidemand, Hans Gude, Harriet Backer dhe Christian Krohg. Koleksionet nga shekullit 20. tregojnë zhvillimin e arteve të bukura mbrenda në norvegji dhe me referanca dhe veprat kryesore artistike nga vendet nordike dhe vendet e jashtme duke përfshirë veprat në pikturë, skulpturë, foto, video dhe pasqyrime tjera. Kryesore në koleksionin e artit bashkëkohorë ndërkombëtar është vepra e Ilya Kabakovit e cila përherë është e vendosur Njeriu i cili kurr nuk hodhi asgjë (1988–1995).

Adresat për t`i vizituar: Galerin kombëtare, Universitetsgata 13; Muzeun për artet bashkëkohore, Bankplassen 4.

Arkitekturë

Museu kombëtar - Arkitekturë

Ekspozitat e arkitekturës të cilat përfshin tema që nga historia e deri të arkitektura bashkëkohore shfaqen në Muzeun kombëtar – Arkitekturë. Dy arkitekta me rëndësi, njeri nga vitet 1800 dhe njëri nga vitet 1900, të cilët i kanë dhënë formë ndërtesës. Ndërtesa kryesore është projektuar nga Christian H. Grosch dhe ka përfunduar në vitin 1830. Këjo ndërtesë u rindërtua përseri nga Sverre Fehn dhe e cila hapët në vitin 2008 si arenë për ekspozita të arkitekturës. Koleksioni i arkitekturës përqendrohet në modernitet, e me veçanti fokusohet në kohën në mes të dy luftërave botërore. Koleksioni kryesisht përbëhet nga arkivat e arkitektëve privat norvegjez dhe përmban vizatime, fotografi, modele, letërkëmbime etj.

Adresa e vizitës: Bankplassen 3

Dizajn dhe artizanat

Muzeu i artit industrial

Dizajne dhe artizanale shfaqen në Muzeun e artit industrial. Koleksioni përfshin vaza greke që nga koha antike dhe gjëra artistike nga azia lindore e deri tek stilet historike europiane, ky koleksion përfshin kostume, modë dhe tekstil, mobilje, argjend, qelq, qeramikë, dizajne dhe artizanale. Një ndër pikat më kulminante të koleksionit janë Baldishol-qilim, një unikat, sixhaden e thurur në vek nga vitet 1100, koleksioni i kostumeve të shtëpisë mbretërore norvegjeze, dhe qelqi nga vitet 1700 nga Nøstetangen, vepra e parë norvegjeze nga qelqi.

Adresa e vizitës: St. Olavs gate 1

Ne ju ofrojmë vizita me spjegime në gjuhën norvegjeze dhe angleze: omvisninger@nasjonalmuseet.no

Administrata e muzeut kombëtar dhe biblioteka

Adresa e institucionit: Kristian Augusts gate 23, Oslo
Adresa postale: Postboks 7014, St. Olavs plass, 0130 Oslo
Telefoni: (+47) 21 98 20 00. E-post: info@nasjonalmuseet.no

Përcjelle Muzeun kombëtar

në www.facebook.com/nasjonalmuseet dhe www.twitter.com/nasjonalmuseet

Për informim më të gjërë dhe pikat më kulminante të koleksionit

shiko www.nasjonalmuseet.no dhe www.nationalmuseum.no